Turisti polak rrëzohet në ‘Kanionet e Gjipesë’, pëson frakturë në këmbë

0

Një turist polak është rrëzuar mesditën e sotme në ‘kanionet e Gjipesë’. Mësohet se se turisti nga rrëzimi ka pësuar frakturë në këmbë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore si dhe një ambulancë.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë. Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu