“Turp!”/ Balla publikon VIDEON: Dy të rinjtë hedhin nga kati i 5-të i pallatit mobiljet

0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka denoncuar publikisht disa të rinj në Durrës, të cilët hedhin mobiljet nga kati i 5-të i një pallati.

Në një video të publikuar nga ministri në rrejtët sociale, shihen dy të rinj, duke i hedhur mobiljet nga pallati, pa kujdes dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve që mund të kalojnë aty pranë.

Ministri ka njoftuar se policia ka reaguar pas kallëzimit të banorëve të lagjes, ndërsa dy personat u vunë para përgjegjësisë penale.

“Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiliet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP! Policia e Shtetit Durrës ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilie e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit.”– shkruan Balla krah videos.

VIDEO

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu