Turqit grabisin “shtëpitë e barit” të shqiptarëve në Angli

0

 

Një grabitje ka ndodhur në “shtëpitë e barit” të shqiptarëve në Angli.

Siç duket edhe në video, një person ka hyrë me sëpatë në dorë dhe ka kërcënuar shqiptarët. Ai dëgjohet të flasë turqisht.

Pak metra larg tij qëndron një djalë me kapuç të zi dhe për t’u mbrojtur mban një çekiç dhe sëpatë në dorë.

Një shqiptar dëgjohet të thotë: O Egon ka hy një njeri brenda! Ndërkohë nuk dihen më tepër detaje dhe se çfarë ka ndodhur më tej.

Theksojmë se ngjarje të tilla janë bërë të zakonshme në shtëpitë e barit në Angli.

Grabitësit për një informacion të tillë paguajnë deri në 3 mijë stërlina, ndërsa vlera e mallit brenda një shtëpie bari shkon deti në 50.000 stërlina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu