Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit.
Tymi që vazhdon tashmë prej në shumë se 15 orësh ka mbuluar të gjithë zonën.
Vazhdon përpjekja e disa dhjetëra efektivëve zjarrfikës për fikjen e zjarrit.
Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë fikjen e tij. Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit teksa era frynte nga perëndimi në drejtim të lindjes.
E tashmë që era ka ndryshuar drejtim reja e tymi ka mbërritur deri në qytetin e Cërrikut në anën perendimore të Elbasanit.