U aksidentua bashkë me të ëmën, kjo është viktima që humbi jetën

0

Pas aksidentit të rëndë që u regjistrua gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shëngjinit, sot është mësuar se ka ndërruar jetë një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Mësohet se viktima është Elisabeta Gjopalaj, 32-vjeçe. Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, e reja kishte marrë shumë dëmtime dhe kishte humbur shumë gjak, ndërsa i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Aksidenti, sipas policisë ndodhi në afërsi të rrugës së Shëngjinit ku mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Elisabeta Gjopalaj dhe pasagjere D.Gj.. Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Keywords: Infowebtv, aksident, Lezhë, vajzë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu