TIRANË- Janë liruar nga masa e sigurisë gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, të cilët u arrestuan më 1 nëntor nën akuzën e korrupsionit me notën. Pedagogët pritet po ashtu të kthehen në detyrë, pasi Gjykata e Posaçme vendosi të heqë masën “pezullim nga detyra” . Pedagogët janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Monika Hodaj dhe Edlira Gugu.
GJKKO nga ana tjetër ka paraqitur moskompetencën duke e kthyer çështjen sërish në gjykatën e Elbasanit. Kjo e fundit ia kishte kaluar çështjen SPAK pasi shuma e parave në këtë aferë kalonte 500 euro. Bëhet me dije se do të jetë Gjykata e Lartë, e cila do të vlerësoje gjykatën që do të ketë kompetencë të këtij procesi.