U ankimua nga opozita/ KQZ i jep mandatin Gledian Llates dhe Arif Tafanit

0

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dhënë mandatin për kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafanit, Rakip Sulit për bashkinë e Kamzës si dhe Gledian Llatjas për bashkinë e Elbasanit. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u dha mandati për 3 kandidatët e Partisë Socialiste, pasi pretendimet e opozitës u rrëzuan nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe Kolegji Zgjedhor.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu miratimin e datës 23 korrik si datë e përsëritjes së zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës. Ilirjan Celibashi tha se miratimi i datës së zgjedhjeve do të bëhet pasi Kolegji Zgjedhor të vendosë edhe për Bashkinë e Kuçovës, ku gjithashtu kërkohet sërish përsëritje e zgjedhjeve.

Celibashi hodhi poshtë edhe mundësinë që në këto bashki të votohet elektronikisht, pasi sipas tij nuk ka kohë për fushatë sensibilizimi për votuesit.

KQZ doli me një projekt-vendim për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë. Në dokumentin zyrtar thuhej se u vendos që zgjedhjet të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë u vendos pasi kutia e burgut u bë përcaktuese për fitoren e socialistëve.

Ndërkohë që pritet edhe vendosja e një date për Bashkinë e Kukësit, që gjithashtu ka mbetur pa kryebashkiak pas dorëheqjes dhe më pas arrestimit të Safet Gjicit, të cilit iu publikuar një video erotike në zyrën e tij në institucion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu