U arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Fatos Tushes të cilit iu bë atentat me granat në ditën e ndërrimit të viteve

0

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, është një prej të arrestuarve me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit.

Burime bëjnë me dije se ndaj tij është lëshuar urdhërarrest, së bashku me disa bashkëpunëtorë të ngushtë, ndërsa aksioni është ende në vijim.

Tushe ka drejtuar Bashkinë që prej 2019-tës, ndërkohë që në 31 Dhjetor të atij viti iu bë dhe një atentat me granat brenda në zyrën e tij.

Autor i kësaj ngjarje asokohe u tha se ishte shtetasi, Gëzim Saraçi ish shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe, për të cilin ka pasur akuza që merret me trafik të lëndëve narkotike.

Vetë Tusha përfundoi në spital pas atentatit me granat, ndërsa e plagosur mbeti dhe sekretarja e tij. Pas ngjarjes familja e tij u mor në mbrojtje nga ana e Policisë.

Tushe është akuzuar dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha se ka bashkëpunuar me anëtarë të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Përpara kandidimit për Bashkinë Lushnjë në 2019, Tushe ka shërbyer si deputet i Parlamentit për zonën e Fierit; anëtar i Partisë Socialiste, anëtar në Komisionin e Prodhimit, Tregtisë dhe Mjedisit. Po ashtu ai ka qenë kryetar i bashkisë Lushnje për vitet 2007–2009; Anëtar i Parlamentit në legjislaturën XVIII deri më 31.03.2011. Ai dha dorëheqjen sepse kandidoi për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet lokale të vitit 2011.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu