U arrestua për shpërdorim detyre/ Vangjush Dako mbërrin në GJKKO, do të njihet me masën e sigurisë

0

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur paar pak minutash në ambientete e GJKKO, ku dhe pritet të njihet me masën e arrestit.

Ai do të dalë ditën e sotme para gjykatës së bashku me 8 ish-vartësitë e tij dhe biznësmenin Fiqiri Farruku. Gjyqtari që do të jap masën e sigurisë është Erjon Bani, i cili dhe firmosi urdhër-arrestet e SPAK-ut.

Pse akuzohet Dako?

Ish-kryebashkiaku u vetëdorëzua në ambientet e Policisë së Tiranës ditën e martë, pas akuzës për shpërdorim detyre në dy raste.
SPAK kërkoi arrestimin e Vangjush Dakos dhe 9 ish-zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Durrësit për shkak të ndërtimit të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit në 2010.
Pallati u ndërtua pa leje dhe ishte planifikuar për 7 kate. Ish-kryebashkiaku firmosi lejen e tij në vitin 2014 teksa ishte bërë 11 kate. Gjithashtu studimi sizmologjik ishte bërë për vetëm 7 kate, duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.
Episodi i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit. Grupi i punës i ngritur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili kishte detyrë të përcaktonte fondin limit për tenderin, rezulton se ka bërë gabim në llogaritje, duke e dhjetëfishuar vlerën dhe duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë Lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu