EMRI/ Asgjësohen 350 bimë kanabisi në Mat, në pranga autori, kapet mat nga policia duke…

0

350 bime narkotike kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në fshatin Macukull në Mat. Parcela me bimët narkotike u zbulua në një zonë të pyllëzuar.

Kjo është faza e dytë e operacionit ‘Kreshta të pastra’, ku në fazë e parë të tij janë asgjësuar 164 bimë kanabisi.

Sakaq, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin, 33-vjeçarin Tauland Tatraku.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Mat/Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin e kultivimt të kanabisit që në fazë fillestare.

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.

Asgjësohen 350 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat.

33-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke punuar në njërën nga parcelat që kishte kultivuar bimët, i cili tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull, 350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në njërën nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve, u kap duke punuar shtetasi T.T., 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu