ANGLI- Princi Andrew është liruar nga policia britanike pas 12 orësh në paraburgim pas arrestimit të tij këtë mëngjes në Sandringham. Policia njoftoi se ai u lirua, por hetimi vijon, pasi dyshohet për shkelje të detyrës në funksione publike. Në foton e shfaqur në ekran shihet princi, i cili ndodhet në një makinë dhe i shoqëruar nga oficerë policie, dukshëm i tronditur.
Mediat shkruajnë se ai qëndroi në paraburgim për 12 orë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion nga policia për atë që do të pasojë, megjithëse e dihet se aktakuza mund të jetë e rëndë dhe dënimi mund të arrijë edhe në burgim të përjetshëm. Por, ai ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe ka këmbëngulur se nuk ka qenë kurrë dëshmitar ose i dyshuar për ndonjë nga sjelljet për të cilat akuzohet Epstein.
Arrestimi lidhet me dokumente konfidenciale që dyshohet se i ka përcjellë agjentit pedofil Jeffrey Epstein. Dokumentet e publikuara nga autoritetet amerikane treguan qartë se Andrew dhe Epstein kishin një marrëdhënie të ngushtë për vite me radhë, e cila ndoshta nuk kufizohej vetëm në shkëmbimin e informacionit.





