U dënua për shpërdorim detyre, Apeli liron nga burgu ish-kryebashkiakun e Lushnjes

0

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.

Kujtojmë se Tushe u dënua më herët nga SPAK me 5 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj.

Tushe akuzohej për abuzim me një tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në njësinë administrative Kolonjë. Tenderi dyshohet të jetë fituar në mënyrë fiktive nga një kompani, ndërsa punimet në terren u kryen nga një tjetër kompania e administruar ku sipas SPAK, privilegjohej në tenderimet e bashkisë.

Njoftimi i vendimit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T., me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. F.T. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu