Vendosnin baste sportive në lokal, arrestohen 5 të rinj në Tiranë

0

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi vendosnin baste sportive në celular.

Mësohet se shtetasit me iniciale Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç ushtronin aktivitetin e paligjshëm të basteve në ambientet e një lokali.

Sakaq është proceduar në gjendje të lirë dhe një 45-vjeçar i cili kishte marrë me qira lokalin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në subjekte të ndryshme, për të parandaluar dhe goditur organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive përmes celularëve, vihen në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrohen celularët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, në zonën e Kombinatit, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Multiple”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të vënies së basteve sportive, përmes celularëve. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve. Ndërkaq, 45-vjeçari në hetim kishte marrë me qira njërin nga lokalet ku kryhej kjo veprimtari e kundërligjshme. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu