U gjet pa kokë dhe i zhveshur në rrugë pas aksidentit në Spanjë, familjarët e shqiptarit apel shtetit

0

Familjarët e Xhuliano Korës, të riut që u gjet i vdekur dhe pa rroba pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Spanjë bëjnë apel për rikthimin e trupit të 24-vjeçarit.

Ata thonë se e kanë mësuar nga persona të tjerë, më pas i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme, të cilët kanë dhënë vetëm emrin e viktimës dhe asnjë detaj në lidhje me aksidentin. Sipas tyre, ministria u ka thënë se cështja i takon shtetit spanjoll. Familja apelon që ambasada shqiptare në Spanjë të vihet në lëvizje për këtë ngjarje të rëndë.

“Xhuliano Kora , i lindur dhe rritur në Fushë-Krujë, 24 vjeç, jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë pasi babai ka vite që i ka vdekur.

Xhuliano kishte 4 muaj jashtë Shqipërisë, si çdo i ri që ikën për një jetë më të mirë. Ju lutem sa më shumë shpërndarje që t’i bie shtetit në sy dhe ta marrë situatën nën kontroll. Në media është thënë që viktimat kanë pësuar aksident dhe se kanë qenë pa rroba, madje njërit i është prerë koka”, shkruan familjari

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu