U gjetën nën rrënoja të përqafuar…Greqia në zi për dy adoleshentët që mbetën të vrarë nga tërmeti

0

E gjithë Greqia ka mbajtur zi për dy fëmijët që mbetën të vrarë mesditën e djeshme nga tërmeti. Numri më i madh i viktimave deri tani është regjistruar në Turqi, në të cilën janë nxjerrë 26 të vdekur nga rrënoja, ndërsa numri i të lënduarve numërohet në gati 400. Ndërkohë, në Samos u raportua për dy të vdekur nga tërmeti. Dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit teksa ata po kalonin aty. Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë u gjetën të përqafuar poshtë rrënojave.

Ata ishin të dashuruar me njeri-tjetrin dhe në momentin e tërmetit, djali duket se e ka përqafuar vajzën duke mos ditur se vdekja i priste të dy. Babai i 17-vjeçarit thotë se u shqetësua kur i biri nuk po i përgjigjej në telefon fill pas tërmetit duke bërë që të nisnin kërkimet. Ata u gjetën poshtë murit disa orë pas tërmetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu