Aksident, humb jetën 60-vjeçari

0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar.

Policia njofton se më datë 01.11.2020, rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, shtetasi H. M. rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. B., rreth 41 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu