U goditën nga kamioni,ndërron jetë shqiptari dhe kolegu i tij italian

0

Dy të rinj janë viktima të një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e shkuar përgjatë autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto në Itali.

Ata janë shqiptari 34 vjeçar, Eder Shqalshi dhe kolegu italian, Erik Galluzzo, 28 vjeç.

Të dy ishin banues në Talmassons në provincën e Udine, dhe po udhëtonin në bordin e një kamionçine që, për shkak të shkaqeve ende nën hetim, goditi një kamion.

Përplasja ishte mjaft e dhunshme, duke mos u dhënë asnjë shpresë dy të rinjve për të mbijetuar. Ata u nxorën nga pjesët metalike të mjetit nga zjarrfikësit. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje nëpërmjet një helikopteri i shpalli ata të vdekur në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu