U hodh nga ballkoni pas debatit, gjykata jep vendimin për bashkëshortin e 24-vjeçares

0

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Alfred Gjinin, bashkeshortja e të cilit disa ditë më parë u hodh nga ballkoni pas një sherri në çift.

Ai do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve për ngjarjen e rëndë. Gjini akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”, vepër penale kjo që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vjet burg nëse gjykata e shpall fajtor.

Mbrëmjen e 6 korrikut, Anisa Gjini u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj.

Tragjedia në familjen me origjinë nga Librazhdi la pa prindër dhe djalin e mitur të çiftit. Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes që çuan në vdekjen e nënës së re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu