U hodh nga ballkoni…Shqiptarja në Greqi u përdhunua për 9 orë nga një bullgar dhe një tjetër

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se njëri prej autorëve është bullgar, ndërsa policia është në kërkim të autorit të dytë. Gruaja po pastronte ndërtesën e banesës dhe konkretisht ashensorin kur autori 34-vjeçar iu afrua nga pas, i mbylli gojën dhe e tërhoqi zvarrë në banesën e tij. Gruaja ka treguar se 34-vjeçari ka abuzuar me të për orë të tëra së bashku me një person tjetër.

Gruaja u gjet e mbuluar me gjak nga fqinjët. Ajo arriti të shpëtonte duke u hedhur në ballkonin tjetër të banesës duke kërkuar ndihmë.

Gruaja u dërgua në spital në gjendje të keqe, e rrahur brutalisht, sipas dëshmitarëve. Në të njëjtën kohë, sipas dëshmive, kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçari, me origjinë Bullgare, kërkohet nga autoritetet.

Sipas fqinjëve, autori gjithashtu abuzoi me nënën e tij, e cila është gjithashtu pastruese. Në derën e përparme të shtëpisë ata kanë lënë shënime kërcënuese duke kërkuar të dinë se ku është 34-vjeçari dhe të dorëzohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu