U kap në “shtëpi bari”, ky është 20-vjeçari shqiptar që përfundoi në prangat e policisë britanike

0

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke u kujduesur për një sasi të konsiderueshme kanabisi që arrinin vlerën rreth 400 mijë paundë.

20-vjeçari, Ergo Sala u kap nga policia në një apartament me disa dhoma dhe që ishte i mbushur me kanabis dhe qindra pajisje për rritjen e tij.

Pasi u kap, i riu pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit kur u pyet nga policia.

Mësohet se brenda banesës gjendeshin rreth 13 kilogramë kanabis gati për shitje me vlerë rreth 125 mijë paundë, si edhe disa bimë të tjera, vlera e të cilave përllogaritet të ketë qenë rreth 250 mijë paundë britanikë.

Sakaq, mediat britanike bëjnë me dije se Sala kishte ardhur në Angli në mënyre ilegale dhe nuk kishte dënime të mëhershme nga drejtësia, duke bërë që ai të dërgohet 9 muaj në një institucion riedukimi për të rinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu