U kapën duke vjedhur një transformator, arrestohen 4 persona, i pesti në kërkim

0

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vjedhjen e një transformatori të energjisë elektrike. Shtetasit I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, ishin të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”dhe L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, kanë bashkpunuar me njëri tjetrin për të vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin. Nën drejtimin e Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve në të cilat këta shtetas mund të jenë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë: Durrës

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Të 4 autorët e arrestuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe automjeti që do përdorej për transportin.

Shërbimet e Komisariat të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, falë reagimit të menjëhershëm arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, të katërt banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. S., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, ditën e sotme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Romanat, Durrës, janë konstatuar dhe kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin.Nën drejtimin e Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve në të cilat këta shtetas mund të jenë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu