U kapën me 500 mijë rrënjë kanabis, arrestohen shqiptarët në Britani

0

Dy shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur me 500 mijë rrënjë kanabis.

Ervis Roci dhe Edi Kotorri u kapën nga policia, ndërsa po  kryenin operacion në tarracën e një shtëpie në Bradford muajin e kaluar.

Roçi u gjet në dhomën e ndenjës, ndërsa Kotorri ishte fshehur në oxhakun e ndërtesës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 350 bimë kanabisi vlera e së cilës nëse do të shitej në treg, kapte vlerën e 500 mijë paund.

Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe u dënuan me 20 muaj burg secili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu