U kapën me dy mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës jep vendim për dy të arrestuarit

0

Ditën e sotme, Gjykata e Lezhës ka marrë një vendim për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka, të cilët u arrestuan pasi u kapën me dy mina me telekomandë.

Gjykata, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të akuzuarve ka marrë vendim për dhënien e masës “arrest me burg”. Të arrestuarit do të qëndrojnë në burg pa afat.

Ndaj tyre rendon akuza për veprën penale “mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu