U kërcënuan nga bandat e rrezikshme në vend, kush janë 2 prokurorët e Elbasanit dhe 4 të tjerë që merren në mbrojtje nga policia

0

Policia merr në mbrojtje 6 prokurorë dhe gjyqtarë.

Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani çoi pas hekurave dhjetëra anëtarë të bandës së Leart Haxhiut.

Në objektiv nga kreu i bandës ishin edhe prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi.

Pas dëshmive, institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend hynë në veprim, duke marrë nën mbrojtje dy prokurorët.

Megjithatë, mësohet se Musabelliu dhe Selimi nuk janë të vetmet që janë marrë në mbrojtje. Mësohet se në mbrojtje janë edhe 4 kolegë të tjerë të tyre, e po ashtu edhe gjyqtarja Etleva Doda.

Prokurorët e tjerë janë Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sutkaj në Elbasan. Sutkaj kërkoi dënimin me burg për Çapajt.

Po ashtu Albert Kuliçi në Vlorë, të cilit më herët i është vendosur tritol në makinë.

Nën mbrojtje është marrë edhe Arjan Muça, ndihmës në KLP, të cilit gjithashtu i është vendosur tritol në parkimin ku linte makinën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu