U la në arrest shtëpie, kush është nëndrejtori Nushi, emri i doli në dosjen ‘Babale’

0

Nushi bashkë me nëndrejtorin Nikollaq Papa u lanë në arrest shtëpi, ndërsa gjashtë efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.

Albert Nushi, nëndrejtori i policisë që  u la sot në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ka qenë nëndrejtor i Policisë së Elbasanit në kohën që u vra Pjerin Xhuvani, një vit më parë. Më herët është raportuar se Nushi bashkë me vartësit e tij janë filmuar teksa largohen me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill.

Albert Nushi ka dalë edhe në përgjimet e dosjes ‘Babale’, rasti i Geron Xhafës, vëllait t ëish-ministrit Fatmir Xhafa që u denoncua nga Partia Demokratike. Nushi bashkë me nëndrejtorin Nikollaq Papa u lanë në arrest shtëpi, ndërsa gjashtë efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.

Kjo lëvizje vjen vetëm dy javë pasi u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Për tu marrë në dëshmi është planifikuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky I fundit ishte personi që ngriti SMV-të (Struktura për Mbrojtjen e Votës) nga PD-ja. Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu