Skandal në Pogradec! Qentë mbahen lidhur me zinxhir pa bukë e udhqim derisa ngordhin, ku shkojnë taksat

0

Përveçse është një dhunim e keqtrajtin kafshësh që dënohet, kjo situatë tregon se bashkia e drejtuar nga Ilir Xhakolli mund të jetë duke shpërdoruar taksat që paguhen për të trajtuar kafshët endacake.

Skandali me qentë në Pogradec vijon të mbetet i njëjtë! Edhe pse kanë kaluar vite nga pamjet që pushtuan mediat ku shiheshin kufomat e katërputroshëve të ngrodhur, Bashkia e Pogradecit nuk ka marrë asnjë masë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se qentë që supozohet të sterilizohen ga Bashkia e Pogradecit mbahen të lidhur në një zonë që është gjithë kohës nën pushtetin e rrezeve të forta të diellit. Por ajo që është më keq është se qentë nuk kanë as ujë dhe as ushqim. Fakti që janë të lidhur e bën të pamundur që ata të kërkojnë për tu ushqyer dhe me kalimin e kohës ngordhin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu