U lëndua në protestën e PD, Hoxha: Isha në trotuar, më goditi një predhë e policisë

0

Alban Hoxhaj, kryetar seksioni nr8 Kombinat, ka denoncuar mbrëmjen e sotme dhunën që ka përjetuar gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për largimin e Lulzim Bashës.

Me plagë të shumta në fytyrë dhe tepër i tronditur, Alban Hoxhaj deklaroi për se një polic e ka goditur me predhë jashtë selisë blu, duke e rrëzuar në tokë.

Ai rrëfen me tej si e dërguan në spital dhe pastaj në komisariat, ndonëse kishte plagë të shumta. Ai pretendon se është mbyllur në birucë dhe aty i rridhte gjak, por e ka mjekuar reperi Stresi, po ashtu i arrestuar ditën e sotme pas protestës.

“Jam Alban Hoxhaj, sot kam marrë pjesë në një protestë për të vajtur te DP, te shtëpia jonë. Unë kam 30 vite që jam anëtar i PD-së, kam kontribuar për PD-në dhe nuk e kam parë asnjëherë individin. Unë i kam shërbyer PD-së. Nuk kam asgjë as me Lulin dhe as me Saliun. Vajtëm në shtëpinë tonë. Jam i zhgënjyer aq shumë sa që… Më vjen keq të ndodhë kjo në PD. Unë me vete kam pasur vetëm një ccadër dhe u përballëm me dhunën me gaz lotsjellë dhe me të gjitha. Na poshtëruan dhe na nxorrën jashtë PD-së. Në moment kur ne kishim dalë dhe rrinim në trotuar, mua më vjen një predhë nga forcat speciale që më hodhi përtokë. Mirë që qëlloi ambulanca aty dhe vajta në Spitalin ushtarak. Dhashe dhe një deklaratë. Pastaj më insistuan që të më nxirrinin, por unë nuk kam qenë mirë. Doktoresha tha që duhet të dalësh. I thashë policëve ku do të më cconi? Unë i thashë nuk jam në gjendje. A nuk ka një laptop policia që të më marrë këtu deklaramini, por më thanë jo duhet të vish. Më ccuan te drejtoria e policisë dhe më thanë për gjys ore do mbarosh punë. Prit se do vinin të më merrninin deklaratën, nuk vinin. Ju kam thënë ore jam sëmurë nuk duroj dot, kam 6 qepje. Jam me mjekime. Më lini i thashë në një dhomë tjetër. Më morën që aty, më futëen në furgon, biles kam qenë me Stresin, më vunë prangat. Më solën te 1-shi. Na kanë futur në birucë 20-30 veta aty. Gjaku më rridhte, biles Stresi më ka mjekuar. Kam qëndruar në këmbë dhe nuk donte ta dinte kush. I kam thënë ore duhet të më kërkoni falje se më goditët me predhë. Në momentin e goditjes kam qenë jashtë selisë së PD-së. Ka qenë si tip karabinë që më qëlloi. Policin e njoh se vetëm ai kishte atë tip arme”, deklaroi Hoxhaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu