‘U lutem mjekëve vetëm të më shpëtojë djali’! Flet me lot ndër sy babai i Enea Thomarajt që mbeti i plagosur nga shpërthimi i eksplozivit në lagjen ‘Haxhias’, Elbasan

0

Artur Thomaraj fqinji përballë ku mbeti i plagosur i biri Enea Thomarai, flet për ngjarjen tronditëse të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Haxhias’, Elbasan.

Ai tregon momentet e tmerrit kur ka gjetur djalin të shtrirë në korridor. Me lot ndër sy lutet që të shpëtojë djali.

Intervista:

Si ndodhi?
Shpërtheu dera ishte e fuqishme. Djali po shkonte në banjo kur e përplasi dera.
A dëgjuat zhurma para se të vendosej tritoli?
Jo.
Kush banon këtu?
Janë me qira. është një grua me një vajzë të vogël. Vjen edhe nëna e saj.
I njihni?
Jo por përshëndeteni.
Si e gjete djalin?
E gjeta të shtrirë, vendi me gjak pa ndjenja. Erdhi urgjenca e dërguam spital. Unë vetë jam invalid. Por dua të më shpetojë djali.
Sa fëmijë ke?
Dy djem kam edhe tjetri ishte këtu.
Nuk keni dëgjuar asgjë?
Po ajo hyn e del 20 herë ku di unë. Atë që ka hyrjen e kam njeriun tim, por duhet të fusë njerëz tamam.
A erdhi shpejt policia.
Po.
Ku i ka dëmtimet djali?
Në kokë në trup. Ka ikur në Tiranë. Po kujdeset gruaja dhe djali. Unë nuk lëviz dot.
Dua të shpëtojë djali asgjë tjetër. I lutem doktorave të më shpëtojnë djalin. Kam dy djem të mrekullueshëm që vetëm punojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu