U mbahen 70 mijë lekë nga rroga, zbardhet mesazhi skandaloz që u vjen mësuesve

0

Ka reaguar zyra Arsimor e Belshit për protestën e paralajmëruar të mësuesve të cilët kanë probleme me pagesat.

Mësuesve të Belshit do t’i mbahen 70 mijë lekë (të vjetra) secilit me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet, por pasditen e sotme ka mbërritur një mesazh duke u munduar që të qetësojnë arsimtarët që kanë paralajmëruar protestë.

 

Zbardhet mesazhin në drejtim të mësuesve, ku në mënyrë skandaloze i kërkohet që nuk do t’i mbahet 70 mijë lekë (të vjetra) por vlera prej 40 mijë lekësh. Ja mesazhi dërguar mësuesve nga zyra Arsimor e Belshit:

Përshëndetje!
Doja t’iu vë në dijeni dhe të kërkoj mirëkuptim tuaj bashkë me mësuesit , që për këtë muaj do ketë një ndalesë në pagë (prej 4000 lekë) për mungesë fondi .
Ju siguroj që kjo është zgjidhje momentale dhe për shumë pak ditë.
Është kërkuar shtesë fondi në MASR , dhe është miratuar .
Për t’u mos u vonuar më shumë paga ,është bërë kjo zgjidhje dhe menjëherë pas kryerjes së veprimeve do likujdohet pjesa e prapambetur.
Per këtë kerkoj t’iua bëni me dije edhe mësuesve dhe të na mirëkuptojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu