U mbyt në lumin Buna, nisin kërkimet për trupin e 13-vjeçares

0

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 13-vjeçares e cila u mbyt teksa lahej me familjen në lumin Buna.

Një ekip polumbarësh po vijon kërkimet rreth zonës ku ndodhi ngjarja si dhe gjatë rrjedhës së këtij lumi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

E mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj, ndërsa mësohet se vajza e vogël ka humbur jetën papritur, teksa lahej në lumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu