Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në lumin Mat, pranë zonës së Rrubikut. Rreth orës 13:40, një qytetar nga Rrubiku ka njoftuar Policinë se shoku i tij, D. Q., 68 vjeç, ishte zhdukur në ujë gjatë një aktiviteti peshkimi.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe polumbarët e Njësisë Speciale RENEA, të cilët bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





