U përdhunua nga 5 persona në varrezë, vetëvritet 14-vjeçarja

0

Një 14-vjeçare ka vrarë veten në Belgjikë pasi u përdhunua në grup nga pesë sulmues në një varrezë, të cilët shpërndanë më pas në internet pamjet e dhunës shokuese.

Viktima adoleshente nga Gavere, kishte shkuar të takohej me një shok në varrezën e Westerbegraafplaats në Ghent më 15 maj, por katër të tjerë ishin duke pritur dhe e përdhunuan në grup, sipas akuzave.

Agresorët e dyshuar kishin marrë foto dhe video të vetes duke përdhunuar vajzën dhe më pas i ksihin postuar në rrjetet sociale.

Policia ka identifikuar pesë sulmuesit e dyshuar, tre prej të cilëve ishin minorenë të moshave 14 e 15 vjeçare, dhe dy të rritur 18 e 19 vjeç. Dy nga minorenët janë vëllezër.

Të pestë sulmuesit janë nga Ghent dhe janë arrestuar me akuza përdhumini, sulmi imoral, marrje e shpërndarje pamjesh që përbëjnë sulm ndaj integritetit të personit.

Kryebashkiaku i Gavere, Denis Dierick tha e njihte personalisht viktimën dhe e përshkruante vdekjen e saj si ‘tmerr i pastër’ dhe ‘tragjedi çnjerëzore’.

Policia e Ghent nuk ka komentuar ende për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu