U plagos me armë zjarri, sekretari i PD-së në Kavajë: Si nisi sherri

0

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos ditën e djeshme me armë zjarri ka deklaruar se sherri ka nisur për parkimin e makinës.

Autori i cili është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi ka pretenduar se makina e 27 –vjeçarit i kishte bllokuar rrugën.

“Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Bledar Okshtuni u plagos me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzin. Fillimisht ata janë konfliktuar verbalist, ndërsa më pas Jonuzi është futur brenda zyrës së PD-së e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit duke e plagosur këtë të fundit në këmbë.

Ndërkohë në kërkim nga policia janë shpallur edhe ish-punonjësi i policisë Merkel Shtylla dhe Dorian Troplini punonjës bashkie të përfshirë në këtë ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu