U qëllua në kokë në sy të bashkëshortes, ky është viktima 50-vjeçar

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku ështe ekzekutuar me armë zjarri një 50 vjeçar.

infoelbasani.com ka siguruar foton e viktimës Ahmet Toska, i cili në momentin e ngjarjes po shoqëronte për në punë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve dhe deklaratave të fqinjëve 50 vjeçari ishte një person pa precedentë penale dhe i respektuar në lagje. Rruga në të cilën ai është ekzekutuar ishte itinerari i përditshëm që viktima bashkë me gruan e tij, për të shkuar në punë.

Ndër të tjera mësohet se 50-vjeçari ka marrë 6 plumba, ndërsa pritet që kamerat e sigurisë të jenë dhe provat që do të çojnë në identifikimin e autorit i cili sipas dëshmive rezulton të ketë qenë një person i maskuar.

Ndërkohë deri më tani sipas banorëve të lagjes viktima mund të jetë ngatërruar dhe nuk ka asnjë pistë ekzakte ku policia po punon për shkaqet e kësaj vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu