Europa më afër se kurrë “shtetrrethimeve”

0

Kryeministri spanjoll, Petro Sanchez, ka kërkuar në parlament që afati i rregullave të reja të kufizimit të orareve të daljes të zgjasë nga 15 ditë në 6 muaj, si rrjedhojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid në Spanjë.
Në Itali, rritja e vazhdueshme e rasteve ka nisur të shkaktojë një tendosje të madhe në shërbimet shëndetësore të vendit, duke risjellë në kujtesë skena të përpara disa muajve. Baret dhe restorantet atje do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë. Kancelarja Angela Merkel mbledh sot me urgjencë taskën force-ne saj të krizave për të dsikutuar hapat e ardhshëm që do të merren.
Qeveria çeke e pranoi se masat e marra së fundi nuk e kanë ndaluar numrin e infektimeve, ndaj po mendohet për hapa drastike. Rastet janë rritur në nivele rekord në mbarë kontinentin e vjetër, ku autoritetet po përballen në një njëjtin kohë edhe me një kundërshtim në rritje ndaj kufizimeve të lëvizjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu