U rrëmbye dhe u përd*hunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

0

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka treguar historinë e saj aspak të lehtë.

Ajo u rrëmbye e përdhunua për orë të tëra në një barake në zonën Prenestina në Romë, në maj të 2016-ës, ku bëri bujë jo vetëm në mediat italiane, por edhe në ato shqiptare. Pas denoncimit të saj, policia arrestoi njërin prej tyre menjëherë, ndërsa disa javë më vonë u bë i mundur dhe arrestimi i tjetrit.

Besjana ka treguar se komentuesit shqiptarë kanë qenë të ashpër ndaj saj, duke aluduar se ngjarja që ajo thoshte nuk ëahtë e vërtetë, apo se ka ndodhur për prishje pazari.

“Ka qenë një traumë shumë e madhe. Ishte një rastësi. Nuk i kam njohur kurrë, ishin thjeshtë manjakë. Unë nuk jam rritur në Shqipëri dhe jam shokuar nga komentet që kam pasur nga shqiptarët mesatarë. Kam pasur komente nga më të rënda. Vinin në dyshim ngjarjen time, komente nga më banale. Bëhen të gjithë gjykatës e prokurorë kur unë kam të gjitha faktet. Doja t’u thoja që nuk më rruhen fare për ata. I shoh si buburreca, nuk i shoh në nivelin tim intelektual. Jetën që kam unë ata ta ëndërrojnë. Nuk më vjen turp, sepse nuk kam asnjë faj”, thotë ajo.

Besjana gjithashtu ka treguar që në Itali rasti i saj u prit shumë më ndryshe dhe më civile se në Shqipëri.

Ajo tregon se ka mundur t’i flasë njërit nga ata, duke i thënë se do lidhej me të.

“Më rrezikohej jeta. Më kanë mbyllur në një ksaolla. Iu futa në mendje dhe duke folur me autorin kryesor i thash rri pa merak, nuk do të denoncoj, do lidhemi bashkë dhe u detyrova t’i shkoja pas filli që të aktroja sikur doja diçka me atë”, tha Besjana.

Ku e gjete këtë gjakftohtësi?

Besjana: Mendoja për babin tim, jo se më dhimbsej aj shumë jeta. Nuk doja që ai të qante

Sa orë qëndrove?

Besajana: 6 -7  orë, gjithë natën.

Arrite të bisedoje me autorin kryesor dhe e binde?

Besjana: Po sepse unë jetën time e dua, nuk dua të vdes. I binda që të dilnim nga ky pyll hde gjeta rastin u futa në një makinë. Më ndihmoi fakti që ishte i pirë, kam patur pak shans.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu