U rrëzua teksa zbriste nga makina dhe pësoi dëmtime në kokë, vdes 60-vjeçari

0

Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në Dibër.

Policia njofton shtetasi N. B., 60 vjeç, banues në Dibër, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Ky shtetas, si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu