U shua dhe Nderi Kombit! Ndahet nga jeta koloneli i njohur

0

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85-vjeçare, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore, kolonel Rustem Peçi. Ai ishte kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ dhe gëzonte statusin e Veteranit të LANÇ.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe familjarët. Homazhet e nderimit për përcjelljen e tij do të bëhen sot, datë 06.04.21 nga ora 14-15 tek Muzeu Historik Kombëtar. Varrimi do të bëhet në orën 16 duke u nisur nga Muzeu.

Njofim i familjes Peçi dhe i Kryesisë së Komitetit Kombëtar:

“Sot, datë 06.04.2021, në orët e para të mëngjesit, mbas një gjendjeje të rëndë shëndetësore, pushoi së rrahuri zemra e shokut Rustem Shefqet Peçi!

Rustem Peçi ishte Kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit!

 

 

Shoku Rustem Peçi ishte ushtarak kariere, i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional. Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë!

Shoku Rustem gëzonte statusin e Veteranit të LANÇ. Ndarja e tij nga jeta la në pikëllim familjen e tij biologjike, por edhe miq e shokë, bashkëpunëtorë të panumërt në Organizatën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, të cilën e drejtoi me perkushtim ideal e dinjitet!
KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu