Kush është mjeku i njohur që del në dosjen për goditjen e 18 bazave të armatimit

0

 

Disa ditë më parë Policia e Tiranës finalizoi një operacion që çoi në prangosjen e 9 personave, të cilët kishin ngritur disa baza armatimi, ku modifikonin dhe magazinonin armë dhe municione të kalibreve të ndryshëm. Në total u goditën 18 gaza, ndërkohë që gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje mbi personat e përfshirë në këtë trafik, mes tyre dhe një mjek kardiolog.

Bëhet fjalë për kirurgun Dervish Hasi, që sipas Qynos përmendet në dosje së bashku me të birin e tij, por derimë tani asnjëri prej tyre nuk është ndaluar nga policia, apo nga SPAK. Hasi nuk është një emër i panjohur pasi në vitin 2019 mjetit të tij iu vendos një sasi tritoli.

Në një prononcim asokohe , Hasi shprehej se ngjarja nuk kishte lidhje me detyrën e tij si mjek, të cilën gjithnjë sipas tij e kishte ushtruar me përpikmëri.

Pjesë nga biseda në Opinion:

Qyno: Në rastin këtu janë dy nipat e Nehat Kullës që kishin baza këtu. Haki dhe Ermal Kulla. Këtu nuk është bërë hetim i plotë. Sepse ke tre persona që u përmendën nga i penduari dhe nuk janë arrestuar nga policia. I pari është Mentor Doda, i njohur si Torri i Rremës i Saukut. I dyti është një mjek kardiokirurg, i përfshirë në tregtinë e armëve, Dervish Hasi. Është i përfshirë në dosje.

Fevziu: Çdo mjeku në trafik armësh?

Qyno: Fevzi, është i përfshirë në dosje dhe i përmendur nga i penduari. I është vënë në janar 2019 një sasi eksplozivi në zonën e oxhakut këtu në Tiranë. Është edhe djali i tij i përfshirë në këtë ngjarje, dhe nuk po reagon policia apo SPAK-u. Është edhe Sokol Gjura.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu