“U takuam në një faqe online, flasim prej 2 vitesh vetëm përmes telefonit”, 19-vjeçarja rrëfen lidhjen e çuditshme

0

Lidhjet në distancë janë të vështira, por jo të pamundura. Megjithatë, një 19-vjeçare rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun” se pamundësia për t’u takuar me të dashurin e saj, e ka bërë më të vështirë që t’i besojë.

Tashmë ajo dyshon se partneri që e ka njohur online flet edhe me vajza të tjera. Ja rrëfimi i plotë i saj:

“A mund t’i besoj të dashurit tim me të cilin jam lidhur në internet?

Unë jam 19 vjeç dhe ai 24 vjeç. U takuam në një faqe takimesh online dy vjet më parë, por ai flet ende me vajzat e tjera dhe më tha se donte të takohej me to. Ai premton se nuk do ta bëjë më, por nuk jam e sigurt.

Problemi është se unë jetoj në Angli dhe ai jeton në Uells, kështu që ne flasim vetëm nëpërmjet telefonit.”

“Dear Deidre” thotë:

“Problemi me takimet në internet qëndron tek fakti që është e lehtë të kalosh nga një person tek tjetri. Plus, ju jeni në një lidhje në distancë, që do të thotë se nuk e shihni njëri-tjetrin. Por komunikimi dhe besimi janë shumë të rëndësishëm për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme.

Nëse ndiheni të pasigurt, duhet të jeni të sinqertë dhe të diskutoni për të ardhmen. Njëri prej jush mund të ketë nevojë që t’i vërë pikat mbi “i” dhe të vendosë se çfarë do të bëjë me të ardhmen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu