U tha se “u pushtua nga djalli”, gjendet 26 vjeçarja e humbur

0

Ekipi i vullnetarëve për gjetjen e të humburve ka arritur ta gjejë Egzona Feratin- 26 vjeçare, e cila ishte zhdukur nga data 19 tetor.

Informacionin e ka kumtuar Ridvan Tahiri nga ekipi i vullnetarëve për gjetjen e vajzës së re.

“Ajo është gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore. Është e ligësht me shëndet”, ka shkruar Tahiri.

Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë të ditur edhe Bekim Jashari, i pari i komunës së Skenderajt, i cili nëpërmes facebook-ut ka falënderuar ekipin e vullnetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu