299 raste të reja me covid/ Vdekje në Elbasan dhe Gramsh

0

Në 24 orët e fundit janë shënuar 299 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë nga 1315 testime të kryera në total . Ndërsa 4 pacientë kanë humbur jetën, pasi nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje, konkretisht një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,  12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,  8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

106 qytetarët kanë fituar betejën me Covid-19. Ndërkohë që në spitale po marrin trajtim mjekësor 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë numërohen 19 157 raste pozitive me koronavirus, 477 humbje jete dhe 10654 të shëruar.  Aktualisht raste aktive me Covid-19 janë 8026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu