U tha se u shtrua në spital, Lavrov: Lajmet për shëndetin tim janë lojëra politike

0

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova sapo ka postuar një video në llogarinë e saj në Telegram, në të cilet shihet Sergey Lavrov duke punuar në një tavolinë jashtë suitës së tij të hotelit në Bali.

Lavrov ka reaguar ndaj lajmeve se ai raportohet se është  dërguar në spital, duke  thënë se lajmet për shëndetin e tij janë asgjë tjetër veçse lojëra politike.

Sergei Lavrov thuhet se është dërguar në spital pasi mbërriti në samitin në Bali, sipas zyrtarëve indonezianë. Sipas dy burimeve, Lavrov po merr trajtimin në spital për sëmundje të zemrës.

Ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar, sipas tre zyrtarëve të qeverisë. Menjëherë pas publikimit të lajmit, ministria e jashtme e Rusisë tha se raportet ishin “lajme të rreme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu