U tha se vdiq nga infeksioni në dhëmballë, zbardhen detaje të frikshme për 23-vjeçaren: Në trup iu gjetën shkrime misterioze

0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në Tiranë në lagjen “Ali Demi”. Siç u rapotua në media, një 23-vjeçare e quajtur Evgjeni Hoxha u gjet e pajetë në në banesën ku jetonte me qira, pasi ishte vendosur në Tiranë për të ndjekur studimet. Fillimisht u tha se e reja kishte ndërruar jetë për shkak të një infeksioni në dhëmballë. Por TCH ka publikuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ku sipas një dokumenti të Policisë Gjyqësore thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor, në trupin e viktimës janë vënë re disa shkresa!

Dokumenti: Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq. Gjatë këqyrjes së banesës në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të kufomës dhe një laptop i saj. Po ashtu janë sekuestruar një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut për të cilën është bërë vendimi biologjik. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fletë format A4 i shkruar me stilolaps blu dhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile dhe objekte të tjera të ngjashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu