U zhduk para disa ditësh, gjendet në Selanik 10-vjeçarja shqiptare Markella verami.
Policia në Selanik të Greqisë nisi një një hetim për zhdukjen e 10-vjeçares pasi nëna e saj denoncoi për zhdukje, madje për rrëmbim nga shkolla në Toumba të enjten.
Nëna e Markella Verami i tha Antenna TV të premten në mëngjes se një nxënës i shkollës tregoi se vajza 10-vjeçare ishte me një grua që e thirri në emër kur fëmijët po dilnin nga shkolla rreth orës 1.30 të enjten. Gruaja thuhet se e thërriste Makella, me emrin e saj.
Menjëherë pas denoncimit autoritetet greke kanë lëshuar një Amber Alert duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të dhënë informacion mbi lëvizjet e 10-vjeçares, e cila kishte veshur streçe të zeza, një bluzë kafe dhe këpucë të zeza, dhe mbante një çantë të lehtë blu të çelur me lule në kohën kur u zhduk.
Pas disa ditë kërkimesh, e mitura është gjetur dhe i është kthyer familjes.
Për rastin në fjalë ka nisur një hetim.