U zhduk pasi doli shëtitje me qenin në Orikum, gjendet turisti gjerman në afërsi të Pashalimanit

0

73-vjeçari ka arritur të dërgojë një sinjal nga vendi ku ndodhej, në “Skalom të Beget“ një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit
Pas gati 24 orëve kërkim, turisti gjerman, i cili kishte dalë shëtitje me qenin e tij, është lokalizuar dhe pritet të merret në shpëtim.

73-vjeçari ka arritur të dërgojë një sinjal nga vendi ku ndodhej, në “Skalom të Beget“ një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Policia e Vlorës menjëherë është vënë në lëvizje për të shkuar në ndihmë të tij.

Rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm, ai është nisur së bashku me qenin e tij në drejtim të Karaburunit dhe nuk është parë më. Për këtë arsye, një qytetar ka sinjalizuar humbjen e turistit 73-vjeçar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu