“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve dhe motrës së Xhuana Nikollajt

0

“Ne ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”…

Janë këto fjalët rrëqethëse të një nëne që humbi vajzën e saj në rrethana tragjike, të thëna për korrespondenten e Top Channel Brixhilda Deda.

Më shumë se një muaj pas tragjedisë që tronditi opinionin publik, dhimbja në familjen e Xhuana Nikollajt mbetet e pashuar. 25-vjeçarja, që sipas të afërmve i dha fund jetës pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, nuk jeton më, por plagët që la pas janë ende të hapura.

Për herë të parë, prindërit e saj hapin dyert e shtëpisë dhe zemrës për Top Channel, duke rrëfyer muajin më të vështirë të jetës së tyre… një muaj mes dhimbjes, pyetjeve pa përgjigje dhe kujtimeve që nuk shuajnë boshllëkun që la vajza e tyre