Udha e kryqit në Shkodër/ Një javë para pashkës përkujtohen mundimet e Jezu Krishtit

0

Besimtarët katolik të Shkodrës kanë kremtuar “Udhën e Kryqit” në Malin e Taraboshit. Përmes 14 ndalesave, ata përkujtuan vuajtjet dhe mundimet e Jezu Krishtit që nga momenti i dënimit e deri tek kryqëzimi.

Ngjitja për disa kilometër në mal, u shoqëruan më lutje për varfërinë, për fundin e pandemisë dhe largimin e të rinjve.

Ky ritual  ka një domethënie të veçantë për çdo besimtar. Udha e Kryqit i paraprin javës se bardhë të Pashkëve Katolike. Nga e hëna në të Shtunë, është java e madhe ndërsa të dielën besimtarët katolike do të festojnë Pashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu