“Udhëheqësve iu duhet kohë të vijnë te e vërteta”, Erion Braçe bën reagim të papritur pas rrëzimit të propozimit për fermerët

0

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pasi mazhoranca rrëzoi propozimin e tij për buxhetin. Amendamenti i propozuar nga Braçe kishte të bënte me bujqit dhe për këtë votuan pro vetëm 8 deputetë.

Ish-zv. Kryeministri e quan këtë një hap përpara, ndërsa thekson se udhëheqësve ju duhet kohë të vijnë tek ajo që është e vërtetë dhe e drejte.

Braçe shkruan se nuk dihet keq që mori 8 vota, por sepse nuk votohen propozimet e majta dhe ato qe jane ne favor te shumices.

Reagimi i plote:

8 #VOTA PRO PER #BUJQIT!

Po hap i madh perpara ama;

Ne nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per #rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.

Ne #nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER #TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;

Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.

A MBAN PERGJEGJESI KUSH?

Pra, dua te them;

E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;

Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.

E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;

Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.

Ky eshte problem i madh!

Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.

Faleminderit te gjitheve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu