Uji nxjerr në bregdet pako droge me vlerë 80 milionë paund (FOTO)

0

 

Dy paketime të ndryshme me drogë me gati një mijë kilogramë kokainë, e cila do të shitej për rreth 80 milionë paund ka dalë në bregdetin e Sussex të Anglisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet abritanike kanë bërë me dije se droga ishte e mbështjellë në qese që nuk u hyn uji dhe pakot ishin të kapura në jelekë jetë shpëtues për të qëndruar mbi ujë. Besohet se droga e gjetur e ka prejardhjen nga Amerika Jugore.

Ndërkohë pakot e drogës janë gjetur nga kalimtarët e rastit në plazh në Hastings dhe Neëhaven dhe më pas e njoftuan policinë lokale, e cila e mori drogën dhe e dërgoi në një vend të sigurt.

“Kjo është sasi e konsiderueshme e drogës e llojit të parë, për të cilën mendojmë se ka prejardhje nga Amerika Jugore, por po shikojmë se si arriti droga deri këtu dhe se cili ka mundur të jetë destinacioni përfundimtar”, ka thënë zyrtari i policisë Martin Grace.

Ndërkohë mësohet se në pako ishte rreth 960 kilogramë drogë, e cila nëse do të shitej me pakicë do të arrinte vlerën në 80 milionë paund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu